Hapen afër 7 mijë vende pune në Kosovë

6,785 vende pune janë të lira tek platforma qeveritare Superpuna.

Kështu ka njoftuar Agjencia e Punësimit përmes një postimi.

Derisa rreth 10 ditë më parë ka qenë ministri i Financave Hekuran Murati që ka bërë të ditur se përmes kësaj platformë janë punësuar 1,994 të rinj, mbi 51 përqind prej tyre vajza.

Reklama e sponzorizuar

Superpuna është platformë që takon punëdhënësit dhe ata që janë të gatshëm për punë nga mosha 18-25 vjet.