Nis studimi i fizibilitetit për ndërtimin e Digës së Dragaçinës në Suharekë

Ministri i Mjedisit, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar të martën se ka filluar studimi i fizibilitetit për ndërtimin e Digës së Dragaçinës dhe Impiantit të Trajtimit të Ujit.

Po ashtu, ai ka bërë të ditur se ka filluar edhe vlerësimi i ndikimit social mjedisor.

Ministri në Facebook ka publikuar pamje të hartës së lokacionit në Suharekë, ndërsa ka uruar qytetarët e kësaj komune për projektin.

Reklama e sponzorizuar

“Filluam studimin e fizibilitetit dhe vlerësimit të ndikimit social mjedisor për ndërtimin e Digës së Dragaçinës dhe Impiantit të Trajtimit të Ujit. Urime të gjithë qytetarëve të Therandës!”, ka shkruar Aliu.

E kryeministri Albin Kurti kishte bërë të ditur se janë iniciuar hartimet e studimit të fizibilitetit për tri diga të reja, një prej tyre kjo në Dragaçinë.