Mos anëtarësimi në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) paraqet pengesën kryesore të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Byrove Evropiane. Rrjedhimisht vendi ynë vazhdon ta ketë të pamundur të jetë pjesë e sistemit të Kartonit të Gjelbër.
Kështu tha drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), Sami Mazreku i cili konsideron se janë plotësuar të gjitha kushtet teknike nga ana e Kosovës.
“Byroja e Kosovës i ka të rezervuara rreth 7 milionë euro edhe pse kjo shumë është më e madhe se ajo që kërkohet nga Këshilli i Byrove, mirëpo duke qenë se nuk jemi pjesë e OKB-së nuk po mundemi të bëjmë zgjidhje për sa i përket Kartonit të Gjelbër”, tha Mazreku.
Ai shtoi se është tentuar përmes një shteti tjetër për të qenë pjesë e sistemit të Kartonit të Gjelbër, por nuk ka qenë e mundur për shkak të problemeve politike.









