Marketet shkelin ligjin, qeset e plastikës shiten me llogo

Tanimë qytetarët duhet të paguajnë për qese të plastikës, ku një kushton 0.5 centë. Sipas ligjit në Kosovë cili ka hyrë në fuqi, marketeve nuk u lejohet që konsumatorëve tu shiten qese me llogo të prodhuesve apo të reklamës. Mirëpo një gjë e tillë nuk po respektohet, shkruan Insajderi.

Në fillim të muajit shtator Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës njoftoi se është finalizuar Udhëzimi Administrativ, me ç’rast qeset e plastikës u bënë me pagesë e për disa u mor vendimi të ndalohen krejtësisht.

Në një konferencë për media ministri i MMPHI-së, Liburn Aliu, kishte treguar se cilat qese do të ndalohen e cilat do të bëhen me pagesë.

Reklama e sponzorizuar

Aliu tha se do të lejohen vetëm qeset për fruta dhe ato nga 25 deri 50 mikronë të cilat do të kushtojnë 5 centë.

“Me udhëzimin administrativ që ka të bëjë me qeset e plastikës do të ju informoj se do të kemi ndalim të prodhimit të qeseve të plastikës nga 0 deri 25 micron. Pra qeset e holla të plastikës të cilat përdoren sot dhe mund të merren në markete falas do të ndalohen plotësisht. Nga 0 deri 25 micronë do të lejohen vetëm qeset të cilat përdoren për fruta e nuk do të kenë ato mbajtëset. Ndërsa qeset nga 25 deri në 50 micronë do të lejohet përdorimi i tyre dhe do të kushtojnë 5 centë por nuk do të lejohet që të kenë logo të prodhuesve apo të reklamës“, kishte thënë Aliu.

Pra në deklarimin e ministrit u cek se nuk do të lejohet që qeset e shitura të janë me llogo të prodhuese.

Por, edhe pse është e ndaluar me ligj, njëgjë e tillë nuk po respektohet, pasi që konsumatorëve po u shiten qese me llogo të reklamës.

Në kundërshtim me ligjin është duke vepruar “Super Viva” ku çmimi për një qese 5 cent shitet me shkronja të mëdha me llogon e reklamës.

Lidhur me mosrespektimin e ligjit nga këto markete kanë reaguar edhe qytetarët, duke e cilësuar se nuk e kanë obligim të paguajnë për t’iu bërë reklam marketeve.

Nuk është askush kundër pagesës, por jo me logo sepse nuk e kemi obligim me pagu reklam për marketet”.

O kto qese me logo i kanë tepricë që kanë blerë më herët e tash kqyrin me ja shit konsumatorit“, ishin disa prej reagimeve të qytetarëve.

Gazeta Insajderi ka provuar të kontakojë me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, por të njëjtin nuk kanë qenë të qasshëm.

Gjithashtu Gazeta Insajderi ka provuar të kontaktojë edhe me Inspekcionin në Kryeqytet, por që nuk ka marrë përgjigjje.