Ministri Aliu: Me rrugën e re duhen vetëm 30 minuta për të arritur nga Prizreni në Tetovë

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka publikuar një fotografi të rrugës së re që pritet të ndërtohet nga Prizreni për në Tetovë dhe për shkurtimin e diferencës mes dy qyteteve shqiptare si rezultat i një tuneli që është planifikuar të ndërtohet, shkruan Gazeta Express.

Rrugës së vjetër, për të arritur në Tetovë, sipas “Google Maps” janë diku afro 200 kilometra që duhet përshkuar me makinë apo 2 orë e 24 minuta.

Ndërkohë që si rezultat i rrugës së re që do të ndërtohet, largësia e Prizrenit me Tetovën do të jetë vetëm 30 minuta, apo 50 kilometra.

Reklama e sponzorizuar