Kryetari i Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), Agim Shahini ka thënë se liberalizimi i vizave sjellë shumë avantazhe, por edhe e ikje të punëtorëve të zellshëm të Kosovës, siç i quajti ai “truri i Kosovës”.
Shahini përmes një postimi në faqen zyrtare të AKB-së në rrjetin social në Facebook ka shkruar se sipas statistikave të AKB-së në periudhën 2020-2023 kanë ikur rreth 10 mijë profesionist
“Ikja e trurit nga Kosova problem kombëtar. Liberalizimi ka ndodhur dhe sjellë shumë avantazhe për qarkullimin e lirë të qytetarëve në BE, por ikja e trurit të Kosovës është problem kombëtar, e kjo ka ndodhë dje, sot dhe nesër do të vazhdojë. Ik profesori, inxhinieri, mjeku, infermieri, ik polici e ushtari, ik punëtori e jo punëtori. Sipas statistikave të AKB-ës në periudhën 2020-2023 kanë ikur rreth 10 mijë profesionist”.
Sipas tij, arsyeja e largimit të trurit kosovarë janë të shumtë sepse nuk trajtohen si profesionist.
“Nuk merren parasysh mendimet profesionale, nuk kanë sigurim shëndetësor, nuk kanë hapësirë intelektuale të ngulfatur nga presioni politik, nuk trajtohen as paguhen si truri i një institucioni, por si punëtorë e shumë të injoruar”, ka thënë ndër të tjera, kryetari i AKB-së, Agim Shahini.