Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 13 mars 2024 do të mbahet ankandi i tretë për vitin 2024, në të cilin do të emetohen Bono Thesari me maturitet 12 mujor në shumën prej 20 milionë eurosh.
“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (12 muaj) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftimin e MFPT-së.
Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ky dikaster thotë se duhet të kontaktohen ndonjëra nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.