Së shpejti lansohet instrumenti që mundëson rritjen e investimeve të mërgatës në Kosovë

Euro

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, thotë se së shpejti do të lansohet instrumenti i ri që do të mundësojë katalizimin dhe rritjen e investimeve nga mërgata në Kosovë.

Murati, përmes një postimi në Facebook, tha se numri i bashkatdhetarëve që po kthehen të investojnë e punojnë në Kosovë po rritet dita ditës.

“Këtë e shohim pothuajse në të gjithë sektorët – duke filluar nga shërbimet digjitale, energjia e ripërtërishme, e deri te bujqësia. Së shpejti do të lansojmë një instrument të ri që do të mundësojë katalizimin dhe rritjen e mëtutjeshmë të investimeve të mërgatës sonë në atdhe. Sepse bashkatdhetarët tanë e njohin potencialin zhvillimor të vendit më mirë se cilido investitor tjetër i huaj”, ka shkruar Murati. /Telegrafi/

Reklama e sponzorizuar