Vendimi i Kushtetueses për Pagën Minimale, veteranët paralajmërojnë protesta kundër Qeverisë

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës (OVL UÇK), Faton Klinaku ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për pagën minimale, e ku veteranët nuk përfshihen.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Klinaku ka paralajmëruar protesta kundër pushtetit të Kurtit, i cili sipas tij, po punon kundër veteranëve të UÇK-së.

“Qëndrimet tona se do t’i vazhdojmë protestat kundër këtij pushteti i cili vazhdimisht ka punuar kundër veteranëve të luftës së UÇK-së dhe shtresave tjera të shoqërisë, mbeten të pandryshueshme”, ka shkruar ai.

Reklama e sponzorizuar

Kujtojmë se sot gjatë ditës, Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë qeverisë për Ligjin për Pagën Minimale i cili nuk i përfshin pensionet e veteranëve të luftës së UÇK-së.

Sipas njoftimit, Kushtetuesja e ka vlerësuar kërkesën e kryetarit të grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahirit dhe nëntë deputetëve të tjerë, ku konstatoi se neni 2 i Ligjit për Veteranët e Luftës së UÇK-së nuk është në kundërshtim më Ligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjeve që Përcaktojnë Shumën e Beneficionit në Lartësi të Pagës Minimale.