BQK: Sistemi Ndërbankar i Pagesave është plotësisht funksional

BQK - Buletini Ekonomik

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) njofton se Sistemi Ndër-bankar i Pagesave
(SNP), i cili është një sistem kombëtar i pagesave, është plotësisht funksional dhe nuk ka
pasur asnjë ndërprerje në aktivitetin e tij.

Ky njoftim bëhet për të informuar në mënyrë të drejtë dhe të plotë përdoruesit e shërbimeve bankare.

Megjithatë, disa nga shërbimet online të ndonjë banke të caktuar janë ndikuar pjesërisht nga problemet globale me shërbimet e kësaj natyre. Në atë rast, edhe këto shërbime po rikthehen gradualisht nga banka, pa asnjë pasojë.

Reklama e sponzorizuar

BQK bën me dije se nuk ka pasur sulme kibernetike në sistemin bankar dhe nuk ka pasur
asnjë rrezik për të dhënat apo sistemet. Si pasojë e disa ndryshimeve teknike të aplikuara nga ofrues global të shërbimeve, disa nga shërbimet online janë kufizuar për një kohë të caktuar.

Sistemi bankar është funksional dhe nuk ka asnjë arsye për shqetësim. Shërbimet bankare po ofrohen nga bankat përmes kanaleve të tyre fizike dhe digjitale.