ASK publikon statistikat e energjisë për muajin gusht

Fotografi ilustruese

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar “Statistikat e Energjisë” për muajin gusht 2024 me të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.

ASK thotë se më shumë kishte thëngjill të prodhuar në gusht të vitit 2024 sesa një vit më parë.

“Gjatë muajit gusht të vitit 2024, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 512.04 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 406.66 GWh, ose (-2,28%) më i vogël sesa me muajin e njëjtë të vitit paraprak”, thuhet në njoftim.

Reklama e sponzorizuar

Ndërsa pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 6,63%.

Sipas statistikave të ASK-së, importi i energjisë elektrike në gusht 2024 ishte 212.2 GWh, kurse Eksporti i energjisë elektrike në të njëjtën periudhë ishte 164.31 GWh. ( këtu është përfshirë edhe sasia e transmisionit).

Ndërsa prodhimi i thëngjillit ishte rreth 609.51 mijë ton, ose 6,17% më pak se në muajin e njëjtë të vitit paraprak.