A po keqpërdoren punëtorët e Bangladeshit nga kompanitë në Kosovë?

Një kërkesë jo shumë e zakonshme i erdhi Kosovës nga Bangladeshi.

Ky vend aziatik kërkoi që të bëhet punësimi i qytetarëve të saj në shtetin më të ri në Evropë.

Megjithatë, që disa vite, qytetarët nga Bangladeshi janë duke punuar në kompanitë të ndryshme privat në vend.

Reklama e sponzorizuar

Por sipas, kryetarit të Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi këta punëtorë janë duke punuar në kushte jo të mira.

“Janë duke u keqpërdorur jashtëzakonisht shumë, këta punojnë për një pagë shumë të ulët, 350-400 euro punët që bëhen më të rënda në Kosovë dhe janë në kushte tmerrësisht të rënda sepse unë vet i kanë vizituar ka ndodh në një dhomë prej 16 metrave kanë qenë rreth 11 punëtor të stacionuar dhe ato zinë, aty hanë ushqim, aty kryejnë pastrim dhe është një tmerr i madh”, thotë Azemi.

E numri i punëtorëve që vijnë nga Bangladeshi, sipas Azemit, shkon në mbi 1 mijë.

“Tmerr më i madh është se ata punojnë punë shumë të rëndë bile punojnë edhe punë shumë të rrezikshme, a është produktive kjo nuk është sepse shumica prej tyre nuk dinë të komunikojnë me pronarët e kompanive dhe në fakt shpeshherë këta punëtor nuk mund të japin atë që duhet me dhënë tek pronari i kompanisë për shkak të gjuhës. Dhe në kemi informacione se rreth 1000 punëtorë janë të këtij lloji dhe unë kam pa raste që punëtorët e Bangladeshit një kompani i ka marrë për të punuar, dhe ata për të plotësuar pagën kanë shkuar në një vend tjetër dhe pas orarit të punës pronari u shku dhe i ka thënë se këta janë të mijtë dhe nuk guxojnë të punojnë diku tjetër”, thotë Azemi.

Por sipas kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Lulëzim Rafunës, Kosova nuk është destinacioni i fundit i këtyre punëtorëve.

“Kjo nuk ka paraqit një zgjidhje të përhershme te biznesit, për arsye se ardhja e tyre nuk ju ka krijuar biznesit komoditet që besoj që këta, kjo fuqi punëtore do të qëndroj për një kohë shumë të gjatë . Këta më shumë e kanë shfrytëzua Kosovën si trampolinë që të vijnë në Kosovë të punojnë deri në gjetjen e një mundësie për me dal në BE”, shprehet BE.

Sipas një raporti të publikuar, nga Instituti Gap, në vitin 2023, mbi 3 mijë leje të punës janë lëshuar nga shteti i Kosovës për shtetasit e huaj gjatë atij viti.