Home Ekonomi Bajrami: ZRRE po tallet me qytetarët, qeveritarët nuk nxjerrin asnjë zë

Bajrami: ZRRE po tallet me qytetarët, qeveritarët nuk nxjerrin asnjë zë

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj paralajmërimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke e konsideruar këtë si një çështje që do të dëmtojë rëndë ekonominë e qytetarëve.

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka theksuar se ndërsa ZRRE-ja po e injoron shqetësimin e qytetarëve, qeveritarët nuk po reagojnë përballë kësaj sfide që ndikon direkt në xhepat e qytetarëve.

‘’E derisa ZRRE po tallet me qytetarët, qeveritarët nuk kanë nxjerrë asnjë zë për çështjen që do të prekë xhepin e secilit dhe do ta dëmtojë rëndë ekonominë e vendit tonë.Me të vërtetë është tallje me qytetarët deklarata e kryetarit të Bordit të ZRRE-së, sepse është pikërisht çmimi i energjisë elektrike ai me të cilin qytetarët dhe bizneset nuk po pajtohen. E kryetari i Bordit të ZRRE-së paska thënë: “Gjejeni rrymën vetë me lirë dhe blejeni”Por, pyetja është: Ku mund të gjindet më lirë?’’, ka thënë Bajrami.

Reklama e sponzorizuar

Bajrami ka kërkuar transparencë nga ana e Qeverisë dhe ZRRE-së, duke theksuar se “arsyeja pse s’po pajtohemi me ngritjen e çmimi është pikërisht se KESCO e merr energjinë nga KEK-u, me çmim 29.5 euro/MWh”.