Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), gjatë ditës së sotme ka publikuar raportin Transparometri Komunal 2024, raport ky i cili bën vlerësimin e transparencës në 38 komuna të Kosovës për periudhën janar–dhjetor 2024.
Sipas raportit të publikuar nga KDI bëhet e ditur që vlerësimi i 38 komunave në raport me përmbushjen e standardeve të transparencës për vitin 2024, ka rezultuar me një përmirësim të lehtë për dallim nga viti 2023, ku vlerësimi mesatar për 38 komunat është 68.34 pikë, nga 62.42 pikë sa ishte në vitin 2023.
Në këtë raport të publikuar sa i përket transparencës komunale, bëhet e ditur se në mesin e 38 komunave në raportin e këtij viti Gjakova zë vendin e dytë, me 95 pikë dhe me një përqindje prej 98.96% të transparencës komunale, duke shënuar kështu ngritje që nga raporti i fundit ku në mesin e 38 komunave pozicionohej në vendin e 12-të për sa i përket nivelit të transparencës komunale, me 90 pikë dhe më një përqindje prej 90.63%.
Ndërsa rritje në nivelin e transparencës komunale ka shënuar edhe Komuna e Rahovecit, e cila në raportin e kaluar u vlerësua me 92 pikë me një përqindje prej 95.83%, ku në raportin e publikuar sot nga KDI, transparenca në Komunën e Rahovecit vlerësohet me 93 pikë, duke e rritur përqindjen e transparencës komunale në 96.88%.
Përveç Komunës së Gjakovës dhe asaj të Rahovecit, rritje në nivelin e transparencës komunale ka shënuar edhe Juniku, e cila në raportin e fundit të publikuar nga KDI vlerësohet me 92 pikë, dhe më një përqindje të tranparencës komunale prej 95.83%, për dallim nga raporti i vitit 2023 ku në këtë aspekt Komuna e Junikut u vlerësua me 91 pikë, dhe me një përqindje të transparencës komunale prej 94.79%.
Rritjen më të madhe në mesin e komunave të Rajonit të Gjakovës e ka shënuar Komuna e Malishevës, e cila në raportin e vitit 2023, të publikuar nga KDI, ishte vlerësuar me 74 pikë dhe me një trasparencë komunale prej 77.08%, në raportin e këtij viti, Komuna e Malishevës është vlerësuar ne 84 pikë, duke shënuar kështu rritje në përqindje edhe sa i përket trasnparencës komunale që në këtë raport vlerësohet të jetë 87.50%.
Tutje në këtë raport bëhet e ditur se Gjakova dhe Malisheva në këtë raport hyjnë në mesin e komunave me rritjen më të madhe të transparencës komunale krahasuar me vitin paraprak.