Ministria e Financave thotë se në komunat veriore janë punësuar mbi 800 persona: Të hapura janë mbi 1 mijë vende pune

Ministria e Financave, ka thënë se përmes masës Qeveria për Familjet, në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut janë punësuar 809 qytetarë.

Nga ministria është thënë edhe se për shkak të interesimit të bizneseve, aktualisht janë të hapura mbi 1,000 vende të lira pune.

Reklama e sponzorizuar

‘‘Kujtojmë se kjo masë mbështet punësimin përmes subvencionimit deri në 70% të pagës bruto për 6 muaj me radhë’’, thuhet mes tjerash në postimin e Ministrisë.

Postimi:

809 qytetarë të punësuar në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut përmes masës Qeveria për Familjet

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton qytetarët se në kuadër të masës për mbështetjen e punësimit në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, deri më tani janë punësuar 809 qytetarë.

Falë interesimit nga ana e bizneseve, aktualisht janë të hapura mbi 1,000 vende të lira pune, të cilat presin të plotësohen me punëkërkues të regjistruar në Zyrat e Punësimit.

Kujtojmë se kjo masë mbështet punësimin përmes subvencionimit deri në 70% të pagës bruto për 6 muaj me radhë.

Ftojmë të gjithë qytetarët që jetojnë në këto komuna që të regjistrohen pranë Zyrave të Punësimit dhe të përfitojnë nga kjo mundësi.