Ankandi i radhës i letrave me vlerë mbahet më 13 tetor 2025

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se më 13 tetor 2025 do të mbahet ankandi i njëmbëdhjetë i letrave me vlerë për vitin 2025.

Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 20.00 milionë euro.

Reklama e sponzorizuar

Sipas ministrisë, investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.