BE-ja nis investimin historik për filtrat në Termocentralin Kosova B – punimet fillojnë në prill 2026

Termocentrali Kosova B- Buletini Ekonomik

Punimet për instalimin e filtrave të rinj në Termocentralin Kosova B pritet të nisin në prill 2026, pasi të jenë përmbushur të gjitha kushtet teknike dhe procedurale,ka njoftuar Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Ky projekt madhor, i financuar nga Bashkimi Evropian, synon të ulë në mënyrë të ndjeshme emetimet e pluhurit dhe oksideve të azotit (NOx), duke sjellë përmirësim të dukshëm të cilësisë së ajrit në mbarë Kosovën dhe në rajon.

Investimi i BE-së në filtrat modernë përbën një hap të rëndësishëm drejt mbrojtjes së mjedisit dhe zvogëlimit të ndotjes nga burimet energjetike tradicionale. Ky projekt vjen si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të BE-së për zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës.

Reklama e sponzorizuar

Që nga viti 1999, Bashkimi Evropian ka investuar rreth 3.7 miliardë euro në Kosovë, duke mbetur partneri më i fuqishëm zhvillimor i vendit dhe kontribuesi më i madh financiar. Ky projekt i ri në sektorin energjetik është një tjetër dëshmi e mbështetjes së vazhdueshme të BE-së për modernizimin e infrastrukturës dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.