Nga 1 janari i 2026-tës, Kosova rangohet para Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, për sa i përket çmimit të ujit të pijshëm. Më saktësisht, që nga dita e parë e janarit të sivjetshëm banorët e Prishtinës paguajnë për një metër kub ujë të pijshëm dhe për çmimin e trajtimit të ujërave (lexo kanalizimit) 91 centë. Përafërsisht ky çmim vlenë edhe tek ujësjellësit e qendrave të tjera komunale.
Buletini Ekonomik
Kosova, pas ngritjes së çmmit të ujit të pijshëm për 40 për qind nga janari i këtij viti, zë vendin e parë ndër shtetet e Ballkanit Perëndimor për çmimin e këtij produkti të domosdoshëm jetësor. Nga 1 janari i 2026-tës, Kosova rangohet para Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.
Më saktësisht, që nga dita e parë e janarit të sivjetshëm banorët e Prishtinës paguajnë për një metër kub ujë të pijshëm dhe për çmimin e trajtimit të ujërave (lexo kanalizimit) 91 centë (euro cent), ose për një metër kub ujë të pijshëm tani kryeqytetasit do të pakuajnë 63 centë, plus çmimin e trajtimit të ujërave (kanalizimit) 28 centë, që bashkarisht bëjnë 91 centë.
Para rritjes në Prishtinë një metër kub ujë i pijshëm së bashku me çmimin e trajtimit të ujërave (kanalizimit) ka kushtuar 40 për qind më pak. Konsumi i ujit të pijshëm dhe çmimi i trajtimit të ujërave (kanalizimit) paguhen bashkarisht në një faturim të përbashkët. Ky çmim do të jetë thuaja i papërballueshëm për një numër familjesh të varfëra, dhe sosh që kanë numër mesatar anëtarësh (4-5 anërtarë), sipas standardeve që në Kosovë vlerësohet një familje mesatare kosovare.
Po qe se një familje mesatare konsumon brenda një muaji mbi 20 metra kub ujë, i bie që duhet ta paguaj faturën së paku rreth 20 euro. Çmimi prej 91 centësh për një metër kub ujë të pijsjhëm dhe trajtim ujërash (kanalizim) është kosto në stratosferë, jashtë logjikës ekonomike, afariste dhe sociale.
Çmimi prej 91 centësh është rekord ndër të gjtha shtetet e Ballkanit Perëndimor: Në Shqipëri një metër kub i ujit të pijshëm bashkë me çmimin e trajtimit të ujërave kushtonë 72 centë, ose metri kub i ujit e ka çmimin 62 cent dhe një metër kub i ujit të kanalizimit 11 centë. Në Serbi mesatarja e çmimit të ujit dhe kanalizimit bashkarishtë është rreth 48 centë, ose afër dyfish më i ulët se çmimi i ujit në Kosovë. Në Mal të Zi, më saktësisht në kryetqytetin e këtij vendi, në Podgoricë, çmimi i një metri kub ujë të pijshëm plus i kanalizimit bashkarishtë është 60 centë (40 për ujë dhe 20 për kanalizim), Në Maqedonin e Veriut, në Shkup, po kështu në kryeqytetin e këtij vendi, çmimi i përafërt i ujit të pijshëm sillet nga 28 deri në 35 centë plus çmimi i kanalizimit që është 10 deri në 15 centë për një metër kub.
Rritja e cmimit të ujit e gjen Kosovën si shtetin me të ardhurat më të ulëta për frymë në Evropë, sipas të dhënave më të fundit për vitin 2025, të publikuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).
Me vetëm 8,033 dollarë për frymë, Kosova mbetet në fund të renditjes europiane, duke reflektuar një nivel të ulët prodhimi ekonomik dhe një standard jetese dukshëm më të dobët krahasuar me vendet e rajonit. Por, me çmime rekorde të ujit të pijshëm në rajon. Duhet thënë se ngritja e çmimit të ujit për 30 dhe 40 për qind në Prishtinë dhe përafërsisht kjo ngritje ka ndodhur edhe nga ujësjellës të qendrave të tjera komunale, pa asnjë paralajmërin paraprak dhe pa asnjë arsye të qëndrueshme për këtë ngritje enorme çmimi.
Ndërkohë, që në javën e parë të janarit, Autoriteti i Rregullatorit për Shërbimet e Ujit ka dhënë detaje lidhur me tarifat e faturave të ngritura të ujit për qytetarët dhe bizneset. Sipas Autoritetit të Rregullatorit për Shërbimet e Ujit, “për periudhën tarifore 2026-2028, do të ketë rritje të tarifave për konsumatorët shtëpiak dhe jo-shtëpiak”. Saktësisht, tarifat për amvisëri do të rriten për 39 për qind për metër kub ( m3 ), ndërsa për konsumatorët jo-shtëpiak 29 për qind për m3. Ngritjen e çmimit e arsyetojnë me ndryshimet ekonomike që kanë ndikuar në rritjen e kostos së furnizimit. Por, Autoriteti i Rregullatorit për Shërbimet e Ujit, në njoftimin e tarifave me çmime të ngritura nuk e apostrofon asnjë ndryshim të vetëm ekonomik që paska ndikuar për ta dyfishuar, thuaja se, çmimin e ujit. Më kot kanë reaguar dhe kanë shprehur indinjatë qytetarët konsumatorë të ujit dhe KMDLNJ kundër çmimeve të ngritura të ujit.
Ndërkohë, tashmë kompanitë e furnizimit të qendrave komunale me ujë të pijshëm kanë nisur të shpërndajnë faturat për ujin e shpenzuar me çmime të ngritura, madje me 40 për qind./ Buletini Ekonomik









