Rritje e prodhimit të energjisë së ripërtëritshme, konsum më i ulët në shkurt 2026

Fotografi ilustruese

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për sektorin e energjisë për muajin shkurt 2026, duke evidentuar rënie të konsumit të energjisë elektrike, përkundër rritjes në prodhim nga burimet e ripërtëritshme dhe import.

Sipas statistikave, prodhimi bruto i energjisë nga hidrocentralet arriti në 29.688 GWh, duke shënuar një rritje të ndjeshme prej 123,43% krahasuar me shkurtin e vitit 2025. Rritje është regjistruar edhe në prodhimin nga era dhe dielli, duke reflektuar një zgjerim të përdorimit të burimeve të gjelbra.

Reklama e sponzorizuar

Energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 709.14 GWh, që paraqet një rënie prej 8,69% në baza vjetore. Ndërkohë, konsumi i përgjithshëm ka rënë për 3,75%, duke arritur në 516.19 GWh.

Sa i përket strukturës së konsumit, amvisëritë dominojnë me 61,7% të totalit, pasuar nga sektori komercial me 24,3%, industria me 10,4% dhe sektorët e tjerë me pjesëmarrje më të vogël.

Të dhënat tregojnë gjithashtu ndryshime në rrjedhat e importit dhe eksportit të energjisë elektrike, duke reflektuar luhatjet në furnizim dhe kërkesë. Sipas ASK-së, këto zhvillime pasqyrojnë dinamikat e tregut energjetik në vend gjatë muajit shkurt 2026. /Buletini Ekonomik/