A e dini se produktin e blerë mund ta ktheni brenda 14 ditësh?

Nëse keni blerë një produkt dhe më pas jeni penduar, ligji ua njeh të drejtën që ta ktheni atë brenda 14 ditësh.

Sipas Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit, qytetarët e Kosovës kanë të drejtë të heqin dorë nga blerja e një produkti pa pasur nevojë të japin sqarime, për aq kohë sa respektohet afati ligjor.

Kjo do të thotë se njoftimet që shpesh i shohim nëpër dyqane, si “malli i blerë nuk kthehet”, janë të kundërligjshme

Reklama e sponzorizuar

Megjithatë, para blerjes është e rëndësishme të lexohen kushtet e kontratës, sidomos kur bëhet fjalë për shpenzimet e kthimit, postën apo ndonjë pagesë shtesë.

Pra, herën tjetër kur blini një produkt, mbajeni në mend: si konsumator keni të drejta — dhe një prej tyre është e drejta për ta kthyer produktin e blerë brenda afatit prej 14 ditësh. /Buletini Ekonomik/