NLB banka shpallet fituese e çmimit ndërkombëtar EBRD TFP Award

NLB Banka sh.a. Prishtinë, sivjet përsëri është shpallur fituese e çmimit prestigjioz ndërkombëtar EBRD TFP Award për “Most Active Issuing Bank in Kosova”.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve të Programit për Lehtësimin e Tregtisë të EBRD, është mbajtur në Riga, në kryeqytetin e Letonisë.

“Ky çmim pasqyron përkushtimin, profesionalizmin dhe angazhimin e fuqishëm të ekipit të NLB Banka, dega e Prishtinës në mbështetjen e financimit të tregtisë, forcimin e partneriteteve dhe kontributin në zhvillimin e ekonomisë në Kosovë”, vlerësoi me këtë rast Yll Sejdiu, Anëtar i Bordit Udhëheqës të NLB Bankës.

Reklama e sponzorizuar

Duke e vlerësuar çmimin, Sejdiu tha se “ishte kënaqësi të isha pjesë e një ngjarjeje kaq domethënëse në Rigë, i rrethuar nga partnerë dhe institucione të vlerësuara, të përkushtuara për avancimin e tregtisë dhe bashkëpunimit”.

Ai ka falënderuar EBRD për këtë vlerësim, si dhe të gjithë kolegët dhe partnerët që e veccuan NLB-Bankën për ta fituar këtë mirënjohje. /Buletini Ekonomik/