Vazhdon rritja e çmimit të naftës në Kosovë, dizeli arrin në 1.66 euro për litër

Çmimi maksimal i lejuar i naftës në Kosovë ka shënuar sërish rritje sot, sipas vendimit më të fundit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), i cili hyn në fuqi nga ora 10:00.

Sipas njoftimit të MINTI-t, çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës janë:

  • Nafta (dizel): 1.66 euro për litër;

  • Benzina: 1.47 euro për litër;

  • Gazi: 0.60 euro për litër.

Rritja e çmimit të naftës vazhdon trendin e ditëve të fundit, duke reflektuar lëvizjet në tregun e derivateve.

Ministria ka bërë të ditur se qytetarët që hasin parregullsi në zbatimin e çmimeve mund të paraqesin ankesat e tyre përmes adresës elektronike [email protected] ose në numrin pa pagesë 0800 11000.