Nafta rritet me 1 cent, shkon në 1.68 euro për litër

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat do të vlejnë për datën 23 korrik 2026.

Sipas vendimit të MINTI-t, çmimi maksimal i lejuar për një litër naftë (dizel) është 1.68 euro, ndërsa për benzinën është 1.49 euro për litër. Ndërkaq, çmimi maksimal i gazit është caktuar në 0.60 euro për litër.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi nga ora 10:00.

MINTI ka bërë të ditur se qytetarët mund të paraqesin ankesat për mosrespektimin e çmimeve të përcaktuara përmes adresës elektronike [email protected] ose në numrin pa pagesë 0800 11000.