Punimet në rrugën “Ilir Konushevci” ndryshojnë itineraret e 18 linjave të autobusëve në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se, për shkak të punimeve në segmentin e rrugës “Ilir Konushevci”, janë vendosur devijime të përkohshme në qarkullimin e disa linjave të autobusëve të Trafikut Urban.

Sipas njoftimit, punimet po zhvillohen në segmentin nga kryqëzimi me semaforë në rrugën “Lidhja e Prizrenit” deri te kryqëzimi me semaforë në rrugën “Vëllezërit Fazliu”.

Devijimet prekin linjat 3, 3A, 3B, 3C, 6, 6A, 7B, 8, 11, 12, 13, 15, 16, 22, 23, 25, S22 dhe S25.

Komuna ka bërë të ditur se itineraret e përkohshme për secilën linjë janë publikuar në njoftimin zyrtar, ndërsa devijimet do të mbeten në fuqi deri në përfundimin e punimeve dhe rihapjen e këtij segmenti për qarkullim.

Qytetarët që përdorin transportin publik këshillohen të informohen paraprakisht për ndryshimet në itineraret e linjave të autobusëve.

Në fotot më poshtë gjeni drejtimin e përkohshëm të linjave përkatëse: