Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Energjisë” për muajin shtator 2023 me të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.
Sipas këtyre statistikave, gjatë muajit shtator të këtij viti janë prodhuar nga Termocentralet 376,902 MHW, kurse në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ishin prodhuar 460,036 MHW, e që i bie që në periudhën e këtij viti prodhimi ka rënë për 18.07 për qind, raporton Gazeta10.
Ndryshe, gjatë muajit shtator të vitit 2023, energjia elektrike bruto në dispozicion nga prodhimi dhe importi ishte 459.78 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 359.99 GWh ose 14,3% më i madh, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (Shtator 2022).
Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 10,9%.
Gjithashtu në muajin shtator të këtij viti ishte prodhuar me pak edhe thëngjill në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 6.02 mijë ton, ose 28,6% më pak sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak.