100 mijë qytetarë lanë Kosovën e Shqipërinë vitin e kaluar

Ekonomisti e profesori universitar, Fadil Sahiti, thotë se trendi i ikjeve të shqiptarëve nga Shqipëria e Kosova është bërë shqetësuese.

Ka kujtuar se gjatë vitit të kaluar, Shqipërinë e lanë 62 mijë qytetarët e Kosovën mbi 34 mijë.

Përmes një postimi në Facebook, është bazuar nga të dhënat e EUROSTAT-it, dhe ka theksuar se shqiptarët që ikin shkojnë kryesisht në Itali, Greqi e Gjermani.

Reklama e sponzorizuar

“Sa shqiptarë kanë ik nga Shqipëria dhe Kosova gjatë 2018? Shqiptarët po vazhdojnë të ikin nga atdheu i tyre. Ky trend është shqetësues. Sipas EUROSTAT, gjatë vitit të kaluar Shqipërinë e kanë lënë 62,000 qytetarë, ndërkaq Kosovën 34,500 qytetarë. Shumica e njerëzve që e lëshojnë Shqipërinë shkojnë në Itali (23,000), Greqi (17,000) dhe Gjermani (10,000)”, ka shkruar Sahiti.

Sahiti thotë se qytetarët e Kosovës shkojnë më shumë në Gjermani – 19,000 – pastaj Slloveni dhe Itali.

“Nga vendet e Ballkanit perëndimor prinë Shqipëria me 62,000 mijë, Bosnja dhe Hercegovina 53, 500, Serbia me 51,000, Kosova 34,500, Maqedonia veriore me 24,300, Mali i Zi me 3,000. Në proporcion me numrin e popullsisë, prap prinë Shqipëria me 2.2 % të popullsisë që kanë lëshu vendin, nga Kosova largohen 2%, Bosnja 1.5%, Serbia 1.3% dhe Maqedonia e Veriut me 1.2 %. Së paku në dicka jemi të parët ne Ballkan dhe më gjerë :). Lum na për qeveritë që i kemi!”, ka përfunduar Sahiti.