Kryetari i AKB-së, Agim Shahini ka pritur sot në vizitë Elldin Uglari zv/Ministër i Zhvillimit Rajonal në Qeverinë e Kosovës.
Ai ka thënë se Zhvillimi Rajonal i duhet Kosovës me shumë se kurrë, pasi që jemi treg i vogël.
“Zhvillimi Rajonal i duhet Kosovës me shumë se kurr pasi që jemi treg i vogël, AKB ka rol për të bashkuar bizneset, dhe kapitalin regjional pasi që kemi bashkëpunim me tërë Ballkanin Perëndimor me zyret dhe partnerët tanë regjional”.
Ndërsa Uglari tha se “ne jemi tē përkushtuar si Qeveri për zhvillimin Rajonal prandaj bashkëpunimi me AKB dhe bizneset e Kosovës dhe Rajonit, janë në harmonizim tē plotë me misionin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal të Kosovës.
Të dy palët u pajtuan që së bashku të hartojnë një plan të përbashkët me qëllim të zhvillimit ekonomik vendor dhe Rajonal.









