Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave

Në mbledhjen e Qeverisë sot është miratuar Projektligji për Shërbimet e Pagesave.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, thotë se me miratimin e këtij projektligjit do të hapet rruga e integrimit të sistemit tonë financiar me zonën SEPA (Single Euro Payments Area).

Reklama e sponzorizuar

“Me integrim në SEPA, bizneset dhe qytetarët tanë parashihet të kursejnë rreth 50 milionë euro në vit nga tarifat e transfereve. Çdo ditë me punë drejt lehtësimit e përmirësimit të jetës së qytetarëve”, thotë ministri.

Tutje, ai ka pohuar se Qeveria është për të gjithë.

Qeveria miratoi edhe rregulloren për procedurën e pranimit të nënpunësve të shërbimit publik në sektorin e shëndetësisë.

Në mesin e vendimeve të Qeverisë, ishte edhe ai për emërimin e Besim Kamberaj, sekretar të përgjithshëm në ministrinë e Zhvillimit Rajonal.

Ndërkaq, u nda edhe pagesa për 22 specializantë me vetëfinancim nga Lugina e Preshevës, Shqipëria dhe Mali i Zi.