Rritet prezenca e produkteve gjermane në tregun e Kosovës

Në vitin e fundit, Gjermania është duke i dominuar importet e Kosovës sa i përket vendeve të Bashkimit Evropian, përcjell Buletini Ekonomik.

Vetëm në muajin korrik 2019, importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 163,1 milion euro, ose 48.4 për qind e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 28.4 për qind.

Edhe këtë muaj Gjermania e dominon strukturën e importeve.

Reklama e sponzorizuar

“Importet me pjesmarje me të lartë ishin nga: Gjermania (12.5%), Italia (7.4%), Greqia (4.6%), Bullgaria (3.6%),Polonia (3.1%), Sllovenia (3.1%), etj”, thuhet në raportin “Tregtia e Jashtme e Mallrave Korrik 2019”, të Agjencisë së Statistikave të Kosovës. /Buletini Ekonomik/