Situata nga reshjet në Kaskadën e Drinit, nën kontroll

Kaskada e lumit Drin

Kryeministrja dhe ministrja e Energjisë në Shqipëri, Belinda Balluku, gjatë inspektimit në orët e mbrëmjes në Hidrocentralin e Komanit, deklaroi se nuk parashikohet hapje e portave të hidrocentraleve. Sipas saj, situata në Kaskadën e Lumit Drin është plotësisht nën kontroll.

“Pritet një përmirësim i motit gjatë ditës së enjte dhe përsëri të premten do të ketë agravim. Megjithatë ne jemi të përgatitur dhe çfarë është më e rëndësishme, që duam t’u themi të gjithë njerëzve, nuk parashikohet hapje e portave të hidrocentraleve. Shpesh abuzohet me lajmet, në rastet e përmbytjeve të Nënëshkodrës, ndaj ne po e bëjmë me dije se i kemi kapacitetet, sepse kemi punuar që nga data 11 nëntor për të liruar volume dhe kemi rreth 4.5 metra mundësi për të akumuluar në Liqenin e Vaut të Dejës dhe rreth 7 metra në Liqenin e Komanit”, tha ajo.

Reklama e sponzorizuar

Ndërkohë për 5 agregatet e Vaut të Dejës dhe 4 agregatet e Komanit, Balluku tha se janë në funksion, ndërsa Fierza qëndron e mbyllur për të akumuluar sa më shumë dhe për të rritur nivelin e liqenit. /Scantv/