Kuvendi i Kosovës e ka miratuar edhe në lexim të dytë Projektligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg.
Pro miratimit të këtij projektligji votuan 63 deputetë.
PDK nuk mori pjesë në votim. As LDK e AAK nuk e përkrahën këtë ligj.
Deputeti i Partisë Demokratike i Kosovës, Arben Mustafa, tha se nuk mund t’i lejohet një partie “autoriteti” mbi përcaktimin e çmimeve.
Ndërsa Janina Ymeri, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, deklaroi se partia ku ajo bën pjesë përkrah ligjin, por jo mënyrën e ndërtimit të tij.
Në të njëjtën linjë ka qenë edhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.
“Ky ligj nuk është asgjë tjetër veçse krijon pesë vende kushte për atë bord, ndërsa e gjithë vendimmarrja është e koncentruar në Qeveri e MINTI”, tha ai.









