MINT publikon çmimet e reja: Nafta rritet për 1 cent

Fotografi ilustruese

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat do të vlejnë për datën 22 korrik 2026.

Sipas vendimit të MINT-it, çmimet maksimale të lejuara janë:

  • Nafta (dizel): 1.67 euro për litër

  • Benzina: 1.48 euro për litër

  • Gazi: 0.60 euro për litër

Ministria ka bërë të ditur se këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00.

Po ashtu, MINT u ka bërë thirrje qytetarëve që çdo ankesë lidhur me zbatimin e çmimeve t’i adresojnë në adresën elektronike [email protected] ose në numrin pa pagesë 0800 11000.