Rritet sërish çmimi i naftës në Kosovë

Fotografi ilustruese

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat do të vlejnë për datën 24 korrik 2026.

Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal i lejuar për naftën (dizel) është 1.69 euro për litër, ndërsa benzina do të shitet me çmim maksimal prej 1.50 euro për litër.

Ndërkohë, çmimi maksimal i gazit (LPG) është caktuar në 0.60 euro për litër.

Krahasuar me ditën e djeshme, çmimi maksimal i naftës është rritur për 1 cent, nga 1.68 euro në 1.69 euro për litër. Edhe benzina është shtrenjtuar për 1 cent, nga 1.49 euro në 1.50 euro për litër, ndërsa çmimi maksimal i gazit ka mbetur i pandryshuar në 0.60 euro për litër.

Ministria ka bërë të ditur se këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 e datës 24 korrik 2026.

Qytetarët që kanë ankesa lidhur me zbatimin e çmimeve mund t’i adresojnë ato përmes adresës elektronike [email protected] ose në numrin pa pagesë 0800 11000.