Shumë familje kosovare që po kërkojnë azil në Francë po flenë në rrugë

Shumë familje kosovare marrin rrugë drejt vendeve të Evropës në kërkim të një jetë më të mirë.

E njëri nga shtetet më të preferuara për të kërkuar azil mbetët të jetë shteti i Francës.

Mirëpo, rruga e tyre drejt këtyre shteteve evropiane nuk është aspak e lehtë, pasi gjatë rrugëtimit të tyre përballën më shumë sfida.

Reklama e sponzorizuar

Madje, edhe kur arrijnë në shtetin ku ata synojnë të kërkojnë azil shpesh dëshpërohen pasi detyrohen të flenë në vende ku nuk plotësohen kushtet për gjumë, e ka raste kur detyrohen të flenë edhe në rrugë.

Indeksonline ka siguruar disa pamje ku shihen disa familje kosovare të cilët kërkojnë azil në shtetin e Francës teksa flenë në rrugë.

E kjo gjendje sipas tyre është tash e gjashtë muaj.