Udhëheqja e Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës ka mbajtur sot një takim, ku është vendosur që të mbahen greva dhe protesta.
“Sot jemi mbledhur që të vendosum per fillimin e grevave dhe protestave. Tash para 20 minutave na erdh një konfirmim nga Komuna e Prishtinës, që pagat e teknikëve janë rritur për 4%. Pagat me rritje do të merren qysh ngak ky muaj. Ky vendim është marrë me kërkesën tonë”, ka thënë Jusuf Azemi.
Pavarësisht kësaj rritje, Azemi theksoi se protesta dhe greva do të ketë qysh nga java e ardhshme.
“Pavarësisht që kemi rritje ne do të fillojmë me greva qysh nga java e ardhshme. Duam protestë qysh nga e mërkura e e enjtja, nga e premtja të takohemi dhe të bisedojmë prapë”, ka thënë tutje ai. /Zëri/