Ish eurodeputetja Doris Pack, ka përkrahur vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës nga ana e Qeverisë së Kosovës për mallrat nga Serbia dhe Bosna.
Ajo u shpreh se “ky është mjet i vetëm për të iu kundërpërgjigjur mungesës së miqësisë me fqinjtë”.
Pack kritikoi ashpër edhe Bashkimin Evropian lidhur me mos heqjen e vizave për Kosovën
“Po,është e turpshme që ne ende e shtyejmë heqjen e vizave për Kosovën! Ata po ndihen të lënë anash”, ka shkruar ish eurodeputetja nga Gjermania Doris Pack në twitter, përcjellë Klan Kosova.
Doris Pack u shpreh kategorikisht kundër ndarjes së Kosovë.