Në mungesë të rreshjeve atmosferike, Gjilani por edhe qytete tjera të Kosovsë, pritet të kenë probleme të theksuara për furnizim me ujë.
Institucionet shtetërore tashmë kanë paralajmëruar se priten edhe reduktime ditëve në vazhdim.
Një situatë të tillë e kishte paralajmëruar Banka Botërore, vite më parë në një raport të sajin, por asnjë veprim nuk ishte ndërmarrë nga institucionet.
Sipas Bankës Botërore, në Kosovë, krahasuar me vendet tjera në rajon, nivelet e të reshurave dhe burimeve të ripërtëritshme të ujit për person janë shumë më të vogla.
Vlerësohet se Kosova ka vetëm 16% të mesatares rajonale të burimeve të ripërtëritshme të ujit për person për vit, ka alarmuar Banka Botërore në raportin e fundit “Pasqyra e Sigurisë së Ujit në Kosovë”, përcjell Buletini Ekonomik.
Sipas BB-së, në 20 vitet e ardhshme pritet që të gjitha luginat e ujërave në Kosovë (Drini i Bardhë, Ibri, Morava e Binçës dhe Lepenci) të ballafaqohen me zvogëlim të sasisë së ujit në raport me kërkesën. /Buletini Ekonomik/









