Kosovarët nuk e shfrytëzojnë mjaftueshëm tokën bujqësore. Prej 400 mijë hektarë sa është tokë bujqësore e shfrytëzuar në Kosovë, më shumë se gjysma e tyre është me livadhe e kullosa, ndërsa nga arat dominojnë drithërat.
Kështu thuhet në Anketën e Ekonomive Bujqësore për 2017-ën nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK)
“Rezultatet e kësaj ankete tregojnë se në Kosovë sipërfaqja e shfrytëzuar e tokës bujqësore është 416 072.33 hektarë (përfshirë tokën e përbashkët). Nga gjithsej sipërfaqja e shfrytëzuar e tokës bujqësore, pjesa më e madhe u përket: livadheve dhe kullosave (përfshirë tokën e përbashkët) me 52.5%; si dhe tokës së punueshme, ku arat marrin pjesë me 44.9 %, kulturat shumëvjeçare (pemët, vreshtat, fidanet) 2.3%, dhe kopshtet me 0.3%.” thuhet në komunikatë
Pjesa më e madhe e tokave të punueshme apo arave janë me drithëra
“Nga gjithsej tokë e punueshme – ara (186 954.16 ha), pjesa më e madhe është me drithëra 120 746.28 ha (64.6 %); bimë foragjere me 35 998.79 ha (19.3%); perime gjithsej (në fushë të hapur, në serra dhe kopshte) janë 9 698.75 ha, prej të cilave perime në fushë të hapur dhe serra janë 8 499.76 ha (4.5%); patate 4 290.29 ha (2.3%); bishtajore 3 559.50 ha (1.9%); bimë industriale 450.45 ha (0.2%); kultura të tjera 2 333.11 ha (1.2%) dhe tokë djerrinë 11 075.99 ha (5.9 %).”, thuhet në këtë anketë.
Sipas ASK-së, sipërfaqe e ujitur, të paktën një herë gjatë periudhës referuese të anketës, është 32 294.10 hektarë. Kurse, gjithsej sipërfaqja e trajtuar me pesticide është 115 543.24 hektarë. /Buletini Ekonomik/