Ka filluar në Kuvend të Kosovës mbledhja e grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, raporton Televizioni T7.
AAK është mbledhur për të vendosur për format që do të ndërmarrin si kundërshtim për heqjen e taksës 100 përqind për produktet serbe e boshnjake të vendosur nga qeveria në krye me Ramush Haradinaj.
Kjo pasi që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se do të heqin taksën për të vendosur reciprocitet të plotë tregtar, ekonomik dhe politik me Serbinë.
AAK ka paralajmëruar se do të mbledhin nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme në Kuvend të Kosovës.