50 për qind më pak blerje online në Kosovë nga Kina

50 për qind më pak blerje online ka që nga paraqitja e Koronavirusit në Kinë.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci ka thënë se ka rënie të madhe të porosive online, raporton KTV.

Reklama e sponzorizuar

Ai në emisionin Sot, ka thënë se Koronavirusi nuk mund të merret përmes mallrave dhe se tashmë Agjencia e Veterinës ka kërkuar ndalim të disa produkteve që mund të jenë të rrezikshme.