Emisari i LDK’së i zotohet Grenellit: LDK kurrë s’do të lejojë që të prishet partneriteti me Amerikën

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa ka deklaruar sot se e ka dërguar Skënder Hysenin që të bisedojë drejtëpërdrejt me ambasadorin Richard Grenell, që të informojë për takimin e fundit Presidentit Thaçi dhe Vuqiç në Washington dhe t’ia prezantojë qëndrimet e LDK-së, raporton Express.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Skënder Hyseni ka thënë se i është zotuar Grenellit se LDK kurrë s’do të lejojë që të prishet partneriteti me Amerikën.

“E sigurova Ambasadorin Grenell se për LDK-në dhe popullin e Kosovës, partneriteti strategjik dhe miqësia e veçantë me SHBA-të janë të shenjta dhe të pazëvendësueshme. LDK kurre nuk do te lejojë qe ky partneritet të prishet. LDK mbetet e përkushtuar dhe e vendosur që të koordinohet dhe harmonizohet ngushtë me SHBA-të në çdo fushë”, ka shkruar Hyseni.

Reklama e sponzorizuar