Mospagesa e faturave rrezikon funksionimin e “Pastrimit” në Prishhtinë

Menaxhimi i mbeturinave në kryeqytet dhe komunave tjera përreth po vazhdon normalisht, por një problem po haset në mbledhjen e të hyrave.

Kryeshefi i kompanisë “Pastrimi”, Burim Kelmendi tha se puna ka vazhduar e zakonshme.

“Ne vazhdojmë punën, ka rritje të nbeturinave, brenda dite marrin mbi 500 tonë mbeturina. Një problem është rënia e inkasimi që rrezikon direkt pagat e punëtorve. Ka pas një keqkuptim që të mos paguhen, apo pezullohet pagesa e faturave. Ne funksionojmë nga të hyrat”, i tha ai sot RTK-së.

Reklama e sponzorizuar

Ai bëri me dije se kanë 700 punëtorë në 7 komuna.”Ne kërkojmë përkrahje nga qeveria, pra kërkojmë subvencionim për pagat e punëtorëve”, tha ai.