Norvegjia i dhuron Kosovës 442 mijë euro për blerjen e respiratorëve

Ambasada e Norvegjisë në Kosovë ka njoftuar se do ta ndihmojë Kosovën me 442 mijë euro.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në Facebook nga kjo ambasadë.

Sipas njoftimit përmes këtij donacioni synohet blerja e respiratorëve.

Reklama e sponzorizuar

“Norvegjia do të kontribuojë me 5 milionë krona norvegjeze për të ndihmuar në blerjen e respiratorëve të nevojshëm për Kosovën në kohën e shpërthimit të COVID-19. Një falënderim i veçantë për partnerin tonë UNDP Kosova. Marrëveshja mes ambasadës së Norvegjisë dhe UNDP-së është nënshkruar sot”, thuhet në njoftim.