Të premten seancë e jashtëzakonshme e iniciuar nga PDK-ja

Partia Demokratike e Kosovës ka iniciuar seancë të jashtëzakonshme.

KOHA ka mësuar se me kërkesë të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, dhe mbështetje të 40 deputetëve, Kuvendi pritet të mbajë të premten seancë të jashtëzakonshme.

Reklama e sponzorizuar

“Kjo seancë do të mbahet për të diskutuar dhe miratuar pakon emergjente financiare për të mbështetur 280 mijë punëtorët e sektorit privat dhe 60 mijë bizneset që po kalojnë vështirësi pandemie. Pakoja që pritet ta propozojë PDK-ja kap vlerën prej 320 milionë euro dhe përmban në detaje format ligjore të financimit”, i ka thënë Kohës një burim në PDK.

Edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, gjatë një vizite sot në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, paralajmëroi se të premten pritet të mbahet seanca e jashtëzakonshme.