Tërmet me magnitudë 3.2 në afërsi të Durrësit

Lëkundje të lehta tërmeti janë regjistruar mëngjesin e sotshëm në afërsi të Durrësit.

Referuar të dhënave paraprake të publikuara nga EMSC, tërmeti ka qenë me magnitudë 3.2 sipas shkallës Rihter dhe me thellësi fokale 12 km.

Reklama e sponzorizuar

Paraprakisht raportohet se epiqendra e lëkundjeve ka qenë në detin Adriatik, 18 km në veriperëndim të Detit Adriatik dhe 38 km në perëndim të Tiranës.

Lëkundjet sizmike janë ndjerë rreth orës 00:08.

Kujtojmë këtu që prej disa ditësh në Shqipëri janë regjistruar disa lëkundje sizmike, kryesisht në zonën e Durrësit dhe Korçës, të cilat kanë qenë me fuqi të ulët dhe pjesa më e madhe e tyre thuajse nuk janë ndjerë fare nga qytetarët.