Adil Behramaj, këshilltar i presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ka reaguar pas konferencës së ushtruesit të detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla.
Behramaj tha se Sveçla mendon se presidenti i jep llogari atij kah shkon dhe çfarë bën.
“Ushtrues Detyre është dhe mendon që presidenti i jep llogari kah shkon e çfarë bën, po me qenë përnjëmend ministër ky?! Në prerjen dhe heqjen e rrethojave e ka gjetur veten. Në këto tjerat po ma çon mallin e një kadeti të papërvojë policor”.
Ai shtoi se Sveçla dhe të tjerë janë fshehur nga drejtësia për 20 vjet.
“Por, kur Sveçla dhe soji i tyre po flasin tash për respektimin e ligjeve, të cilët si cuba politikë me precedentë penalë gati 20 vjet janë fshehur skutave dhe nuk i janë përgjigjur asnjëherë drejtësisë, epilogu këtu nuk ka fare moral politik”.