Kurti thotë se Thaçi është shembulli më i keq për qytetarët, e fton për debat televiziv

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i është përgjigjur presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për akuzat dhe fyerjet që ia bëri sonte në një studio televizive.

Kurti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Thaçi është shembulli më i keq për qytetarët. Po ashtu, e ka sfiduare edhe për një debat televiziv.

“Presidenti i Kosovës, Thaçi, duhet të pushojë me këto kalime kufiri pa protokoll e në kundërshtim me masat e marra ndaj pandemisë COVID-19. Ai është shembull i keq që qytetarët nuk bën ta ndjekin. Sa për sharjet e fyerjet që m’i bën, duke thirrur me zërin që i dridhet porsi kalama nëpër studiot televizive, e kam zgjidhjen: le ta organizojmë një debat televiziv ku dalim ne të dy, pra, unë Kryeministri në detyrë dhe ai Presidenti jashtë detyrës. Nëse don, le ta marrë me vete edhe Behgjet Pacollin. Në atë rast, po, edhe unë po e marr Xhelal Sveçlën e Rashit Qalajn”, ka shkruar Kurti.

Reklama e sponzorizuar

Thaçi më herët e akuzoi VV-në duke e quajtur organizatë kriminale, meqë Qeveria detyrë foli për dyshimet se presidenti ka ndihmuar Behgjet Pacollin të futet kundërligjshëm në Kosovë.