Danimarka pret tkurrjen më të madhe ekonomike që nga Lufta e Dytë Botërore

Ekonomia e Danimarkës po përballet këtë vit me tkurrjen më të madhe ekonomike që nga Lufta e Dytë Botërore, si pasojë e masave kufizuese nëpër botë për të luftuar koronavirusin.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Financave i Danimarkës, Nicolai Wammen.

“Është serioze. Kriza e koronavirusit do të ndikojë në ekonominë daneze për disa vite. Por, ne kemi përgatitur një rrugë për të dal nga kriza, dhe kemi marrë tashmë hapat e parë të rëndësishëm”, ka thënë Wammen, shkruan agjencia Reuters.

Reklama e sponzorizuar

Në prill, Wammen kishte thënë se Danimarka po përballet me një prej kapitujve më të errët në historinë e saj, pasi qeveria kishte parashikuar një tkurrje të ekonomisë këtë vit prej tre deri 6 për qind.

Ministria e Financave pret që ekonomia e Danimarkës këtë vit të tkurret për 5.3 për qind, ndërsa para koronavirusit ishte parashikuar një rritne prej 1.5 për qind.

Në krahasim, ekonomia e euro zonës parashikon një tkurrje prej 7.5 për qind në vitin 2020, sipas një ankete të bërë nga Reutersi me ekonomistë.

Gjatë krizës financiare të vitit 2009, ekonomia e Danimarkës u tkurr për 4.9 për qind.