Është një nga ato zhurmat e dimrit në Zvicër – simfonia e orëve të hershme të mëngjesit e gërryerjes së akullit nga qindra vetura.
Dhe me rënien e temperaturave nën 0C in në pjesën më të madhe të vendit ditëve të fundit, aktiviteti i pastrimit të akullit ka mbërritur nivelet më të larta.
Por Policia në kantonin Zug të Zvicrës ka paralajmëruar të ashtuquajturit “shoferë eskimezë” – personat që nuk e pastrojnë si duhet akullin dhe borën nga veturat e tyre para se të dalin në rrugë – se rrezikojnë gjoba të ashpra e madje mund të humbasin edhe lejen e vozitjes, raporton “The Local”.
Në një rast, një shofer e kishte gërryer akullin në vetëm gjysmën e xhamit të përparmë t veturës, ndërsa në raste tjera, policia kishte hasur akull apo borë në dritaret anësore.
Këta “shoferë eskimezë” paraqesin rrezik për pjesëmarrësit tjerë në komunikacion, veçanërisht për këmbësorët dhe çiklistët, për shkak se shikueshmëria e tyre është e penguar, ka thënë policia kantonale, transmeton Koha.net.
Policia e Zugut shtoi se edhe çatitë e veturave duhen pastruar nga bora dhe u ka thënë shoferëve që të zgjohen më herët që t’i përgatisin veturat para nisjes.
Në bazë të ligjit zviceran, dritaret, xhamat e përparmë, dritaret anësore dhe dritat, duhen mbajtur të pastra. Veç kësaj, edhe targat duhet të jenë të dukshme, prandaj bora dhe akulli duhet hequr edhe nga këto pjesë.