Sipas Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), ekonomia italiane brenda vitit 2020 do të bie për 10.5 për qind.
OECD thotë se brenda vitit 2021, ekonomia e Italisë do të rritet për 5.4 për qind, përcjell Telegrafi.
Po ashtu, shkalla e papunësisë në vendet e OECD-së për muajin korrik ra në 7.7 për qind në korrik.
Shifra ra nga 8 për qind në muajin qershor, por ende qëndron 2.5 pikë përqindje mbi normën në që ishte në muajin shkurt, para se pandemia COVID-19 të ndikonte tregjet e punës.
Shkalla e papunësisë në Eurozonë u rrit për të katërtin muaj radhazi në 7.9 për qind në muajin korrik nga 7.7 për qind sa ishte muajin e mëparshëm.
OECD është themeluar në vitin 1961 dhe përbëhet nga 37 vende anëtare.